Dyshohet se dh'unoi të miturin e kopshtit nr.6, policia arreston edukatoren në Korçë

Aktualitet

Dyshohet se dh'unoi të miturin e kopshtit nr.6, policia arreston
Një tjetër rast i dyshuar për ushtrim dhune ndaj fëmijëve në kopsht është regjistruar në qytetin e Korçës.

Policia lokale ka njoftuar arrestimin e një edukatoreje të kopshtit nr.6 të qytetit juglindor e cila është denoncuar nga nëna e një fëmije4-vjeçar për dhunën fizike dhe psikologjike ndaj djalit të saj.

Pas denoncimit dhe arrestimit të edukatores nëna e fëmijës ka deklaruar për mediat edhe momentin kur ajo vendosi ta denoncojë pasi më parë kishte folur disa herë me edukatoret dhe drejtoreshën e kopshtit për ankesat që i tregonte fëmija, por që nuk kishin marrë asnjë zgjidhje.

Sipas policisë e cila ka nisur hetimet, edukatorja e ndaluar në Korçë akuzohet për veprën penale të keqtrajtimit të të miturve. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion