Revolta studentore, gazetarja e CNN Isa Soares: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Bota

Revolta studentore, gazetarja e CNN Isa Soares: Protestuesit kërkojnë

Revolta studentore, që ka shpërthyer prej ditësh në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, edhe CNN ka raportuar për protestat që kanë shkaktuar përplasje dhe trazira në vend, ndërsa të rinjtë kërkojnë që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

CNN raporton për situatën e tensionuar në Tiranë ndërsa citon një prej studenteve që thotë se nuk pranojnë asnjë negociatë me Ramën, por duan një qeveri të re që do të mundësojë një ndryshim për vendin.

“Protestat kundër qeverisë, që lidhen me koston e jetesës, shërbimet publike, strehimin dhe arsimin, kanë vazhduar gjatë fundjavës në Tiranë.

Lëvizjet e pakënaqësisë në Shqipëri (të cilat nisën me protesta paqësore më shumë se 130 ditë më parë ) përkojnë me protesta në rritje në rrugët e Francës, Italisë, Belgjikës, Portugalisë dhe Indisë.”, ka shkruar gazetarja Isa Soares.

 

ME TE LEXUARAT