“Dhunë dhe intimidim”/ AGSH zbulon shifrat shqetësuese: 17 gazetarë të sulmuar gjatë protestave

Aktualitet

“Dhunë dhe intimidim”/ AGSH zbulon shifrat shqetësuese: 17

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e dhunës, intimidimit dhe pengimit të gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave studentore të zhvilluara në Tiranë, ku ka dokumentuar të paktën 17 incidente ndaj gazetarëve, operatorëve, fotoreporterëve dhe ekipeve mediatike, përfshirë sulme fizike, lëndime, kërcënime, pengim të raportimit, ndërhyrje në pajisjet e punës dhe vandalizim të tyre.

Shumica dërrmuese e incidenteve lidhen me veprime të raportuara të Policisë së Shtetit, ndërsa dy raste kanë të bëjnë me sulme nga protestuesit ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike.

Në një rast tjetër, gazetarët janë penguar nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skender Hita.

AGSH thotë se veçanërisht shqetësues është fakti se një pjesë e konsiderueshme e pengimeve kanë ndodhur pikërisht kur gazetarët po dokumentonin veprimet e policisë ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e forcës dhe ndalimin e personave të mitur.

ME TE LEXUARAT