Drejtuesja e KESH paraqitet në SPAK, hetimet lidhen me Belinda Ballukun

Drejtuesja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja “Balluku”.
Shekulli mëson se Haxhiademi është thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u pyetur lidhur me këtë çështje. Deri më tani, nuk dihet ende nëse Haxhiademi është thirrur si një person që ka dijeni apo si person nën hetim.
Viola Haxhiademi ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Transporteve, përpara se të drejtonte KESH-in.
Paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të zhvillimeve hetimore që lidhen me dosjen “Balluku”. Mbetet për t’u mësuar nëse nga marrja e saj në pyetje do të dalin detaje të reja për çështjen.


