“Do dalim shumë shpejt me masa konkrete për jetesën e shtrenjtë”, Rama: Kam dëgjuar për 4 muaj protestuesit paqësor

Politikë

“Do dalim shumë shpejt me masa konkrete për jetesën e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt qeveria do të dalë me masa konkrete për jetesën e shtrenjtë në Tiranë, si dhe për qeratë e apartamenteve.

Në një komunikim për mediat, Rama tha se ka dëgjuar ccdo fjalët të protestuesve, edhe të atyre që dolën për 4 muaj në sheshin para Kryeministrisë.

'Liria për të protestuar është e drejtë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Ne po punojmë për të adresuar momentet e rëndësishme psikologjike dhe nevoja imediate të njerëzve për të patur një mbështetje në shtrenjtimin e jetesës, dhe nga ana tjetër garantimin e sigurisë së rendit, qetësisë, duke marrë masa kundër anarkisë, dhunuesve dhe idesë se jam i lirë të protestoj dhe tja marr lirinë për të udhëtuar dhe lëvizur.

Kostoja e strehimit në Tiranë kërkon më shumë shpërndarje dhe ne jemi të fokusuar dhe së shpejti do bëjmë të ditur masat që do merren.

Ne do të dalim shumë shpejt me propozime dhe masa konkrete. Kush thotë që deri më sot kemi qenë indiferent ndaj atyre që erdhën 4 muaj paqësiht poshtë dritares time kanë harruar që unë kam dëgjuar ccdo gjë duke dëgjuar. Unë kam qenë lart në zyrë duke punuar, ata duke sharë e ofenduar poshtë, duke mos kërkuar asnjë gjë konkrete. Unë kam folur me disa prej tyre dhe kanë pasur frikë nga të tjerët të vinin për dialog. Është një grup i ANTIFA-s aty që kanë një aftësi vërtet të spikatur për të futur të tjerët në terror psikologjik. Ka pasur edhge persona të dhunshëm, të hurit e të litarit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion