Revolta studentore, Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja

Politikë

Revolta studentore, Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre

Rama: Janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë domethënëse përfaqësuese e një komponenti të dhunshëm të protestës, që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë, destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën.

Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja, për të cilat vazhdojmë të hetojmë intensivisht.

Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korporatave ndaj një liste që, minimalisht, duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin për mosdistancimin nga dhuna dhe relativizimin e mëtejshëm të saj, në emër të studentëve, rinisë, që është, sipas këtyre ekraneve dhe sidomos sipas VIP-ave të mbrëmjeve, një moment transformues për Shqipërinë.

Në fakt, nuk ka asnjë moment transformues, përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim. Probleme të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të studentëve, të rinisë, të gjitha legjitime, dhe dhunës. Gjuha e gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve, kërcënimeve, nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duan një të nesërme të sigurt për këtë vend. Jemi duke punuar intensivisht, me orë të zgjatura, për të adresuar të dyja anët e kësaj proteste.

Dua të bëj të qartë se jemi shumë të vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm personalisht në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumë mendje të simpatizojnë një protestë dhe të ndiejnë nevojën për të protestuar, pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë që ai terror urban nuk u shkaktua nga mijëra qytetarë, por nga një masë e larmishme njerëzish, të radikalizuar ideologjikisht, ANTIFA, të radikalizuar fetarisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion