Dita e 124-t/ Nis protesta e radhës në Tiranë, në fokus kundërshtimi ndaj qeverisë dhe Ramës

Aktualitet

Dita e 124-t/ Nis protesta e radhës në Tiranë, në fokus

Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-t kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika. Gjatë tubimit janë shfaqur pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes.

Në disa prej pankartave u referohet edhe deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisjen dhe progresin e vendit.

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkesat e tyre politike. Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave të njëpasnjëshme të organizuara kundër qeverisë.

ME TE LEXUARAT