“Dhuna traumatizon të miturit”/ Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Aktualitet

“Dhuna traumatizon të miturit”/ Sociologia: Protestat e

Gurët, bombat Molotov dhe sirenat e policisë nuk lënë pas vetëm të lënduar dhe godina të djegura.

Dhuna  në shesh, dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ndikon negativisht në psikologjinë e të miturve.

“Jemi në kushtet e dhunës ekstreme. Kemi arritur në një nivel ku kemi kaluar nga dhuna verbale drejt dhunës reale fizike”, tha Eris Dhamo-sociologe.

Mes atyre që i shohin dhe i përjetojnë këto ngjarje janë edhe të miturit, të nxitur nga postime të shumta në rrjete sociale për të marrë pjesë në tubim me maskën në kokë dhe molotovin në dorë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas sociologes Eris Dhamo, pas kësaj dhunë të miturit do të shoqërohen me ndjenjën e ankthimit dhe stresit tek fëmijët.

“Një fëmije sot, përveç stresit dhe vështirësive në përqendrim, i shkaktojmë edhe ankth. Sot, një fëmijë e ka shumë të vështirë të përqendrohet në shkollë. E ka shumë të vështirë të ndërtojë një marrëdhënie besimi me bashkëmoshatarët, por edhe me autoritetin. Ne mund t’i themi një fëmije se dhuna është e dënueshme, ndërkohë që vetë nuk ia kemi treguar këtë me shembull dhe nuk e kemi dënuar atë”.

Për sociologen, shqetësimi nuk lidhet vetëm me aktet e dhunshme, por edhe me modelin që të rriturit po u përcjellin brezave të rinj.

“Mësimi i parë dhe i gabuar që u japim të miturve është se e paraqesim dhunën si formë zgjidhjeje dhe dialogu.”

Në një  kohë ku guri ka zëvëndësuar fjalën, sociologia apelon për përgjegjësi nga të gjithë. Sepse dhuna nuk përfundon kur shuhen flakët apo largohen protestuesit. Pasojat e saj mund të vazhdojnë të jetojnë në kujtesën dhe sjelljen e fëmijëve.

“Nuk është e rëndësishme vetëm të themi: ‘Ndaloni dhunën!’. E rëndësishme është të veprojmë dhe të japim shembullin e duhur. Fëmijët i mësojnë veprimet dhe qëndrimet nga të rriturit.”

Në ditën e 9 të protestës numri i të lënduarve është më shumë se 300 qytetarë dhe oficer policie, ku nuk mungojnë dhe rastet që të plagosurit i janë nënshtruar dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion