Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes erërave të forta, thanë zyrtarët e shpëtimit.
Tymi i zi i dendur mbuloi zonën, e cila ndodhet rreth 50 km në perëndim të Oslos, por nuk pati raportime për viktima ose persona të zhdukur nga flakët, të cilat përfshiu një lagje me banesa në formë tarracash.
???????? Norvège : La situation est critique dans la ville de Drammen, où des dizaines de maisons sont embrasées par le feu.
— Franceat média (@Franceatpresso2) July 17, 2026
Les pompiers sont débordés indique le quotidien norvégien Dagbladethttps://t.co/JA0Ros7pJo pic.twitter.com/0gBFLOhL6f
Të paktën 60 zjarrfikës punuan për të shuar zjarrin, dhe më shumë janë duke mbërritur nga rajonet përreth, ndërsa helikopterë u dërguan për të shuar flakët me ujë.
Policia evakuoi qindra njerëz ndërsa zjarri vazhdoi të digjej dhe u përhap edhe në pyllin përreth. Nuk u bë menjëherë e ditur se ku ose si filloi zjarri.


