Zjarr i madh pranë qytetit turistik në Spanjë, qindra të evakuuar

Bota

Zjarr i madh pranë qytetit turistik në Spanjë, qindra të

Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në Spanjën jugore ndërsa qindra persona janë evakuar. Ekipet zjarrfikëse po punojnë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve në vargmalin Sierra Bermeja në provincën e Malagas.

Të paktën 500 persona u evakuuan pranë qytetit turistik të Esteponas, ndërsa trafiku rrugor është ndërprerë.

Vatrat e zjarrit po përhapjen brenda ditës. Rreth 250 zjarrfikës ndodhen në terren, ndërsa po ndihmohen nga 29 avionë.

Shërbimi rajonal i shuarjes së zjarrit tha se terreni i thyer e kishte bërë operacionin për fikjen e tij, mjaft të vështirë.

“Ka shpate të theksuara dhe ka një erë të fortë perëndimore që po e ndërlikon punën,” tha Infoca në një deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion