"Shqiptar i mallkuar", racizëm dhe dhunë në vendin e punës, i riu fiton gjyqin ndaj pronarit britanik

Bota

"Shqiptar i mallkuar", racizëm dhe dhunë në vendin e

Padrejtësitë në vendin e punës janë të shpeshta sidomos kur punon në një vend të huaj dhe shpeshherë do duhet të përballesh edhe me racizmin.

Një shqiptar, punonjës i një restoranti në Britani të Madhe, ka fituar një gjyq me eprorët e tij pas një incidenti të një viti më parë.

Vasilis Kodra, do të përfitojë një shumë prej 11 mijë paundësh kompensim nga punëdhënësit pasi ra pre e dhunës dhe thirrjeve raciste.

Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor të vitit të kaluar. Shefi i kuzhinës së restorantit La Vita ku punonte Kodra, Robbie Syme ka ngritur tonet ndaj punonjësve, dhe kur është larguar është shprehur se në restorantin e tij punojnë vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë.

“Marko (pronari i restorantit) punëson vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë të mallkuar” – është shprehur shefi i kuzhinës.

Më pas ai i është kthyer ashpër shqiptarit Vasilis Kodra duke e ofenduar me tone raciste. Një javë pas këtij inidenti, Kodra rezultoi pozitiv me COVID dhe nuk shkoi në punë për 10 ditë.

Pasi mbaroi karantinimin, ai u rikthye në vendin e punës ku pyeti shefin e kuzhinës për mjetet e tij. Ky i fundit iu kthye sërish me tone të ashpra dhe i tha të dilnin jashtë dhe ta zgjidhnin çështjen me sherr.

I riu shqiptar nuk pranoi dhe shefi i kuzhinës, Robbie Syme e kapi nga fyti duke i lënë të gërvishtura. Kodra nuk iu përgjigj ndërsa pak më vonë në restorant erdhi pronari, Marko Acari i cili e pushoi nga puna shqiptarin pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur.

Vasilis Kodra e raportoi ngjarjen në polici, dhe kur efektivët mbërritën, ata sekuestruan kamerat e sigurisë që ndodheshin në kuzhinë. Por pamjet filmike të asaj dite ishin fshirë të gjitha.

Duke u nisur nga ky fakt, gjykata disa muaj më vonë e shpalli të pafajshëm shqiptarin duke vendosur që pronari i restorantit t’i paguajë një dëmshpërblim.

Pronari duhet t’i paguajë 5 mijë paund për thirrjet raciste, 5 mijë paund për largimin nga puna të Kodrës pa arsye dhe një shumë të ardhurash që nuk ia kishte paguar gjatë kohës që shqiptari ishte i infektuar me COVID.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion