E trishtë! Postuan foto pak para zjarrit, babë e bir humbën jetën në spitalin e Tetovës

Pavarësisht se ende nuk dihet identiteti i viktimave në zjarrin që përfshiu spitalin Covid në Tetovë, në media po qarkullojnë fotot e disa prej tyre.
Mediat vendase raportojnë se është mësuar se në mesin e viktimave janë edhe babë e bir.
Pak orë para tragjedisë, ata kanë postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqen me maskë oksigjeni në spital. Sipas mediave, ata ishin invalidë nga fshati Siniçan i Tetovës, çka e bën edhe më të dhimbshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin ku trajtoheshin të sëmurët me Covid humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.


