Zjarr i madh në Greqi

Bota

Zjarr i madh në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën pyjore Mola Kalyva , në Kassandra të Chalkidikisë në Greqi.

Në vendngjarje po operojnë 150 zjarrfikës me 40 automjete dhe gjashtë grupe këmbësore.

Gjithashtu katër avionë Canadair po operojnë nga ajri, si pasojë e terrenit të vështirë ku ka shpërthyer zjarri.

Sipas informacioneve nga autoritet lokale, zonat e banuara përreth nuk rrezikohen nga zjarri, ndërsa era e fortë po vështirëson shuarjen e flakëve të mëdha që po përhapen nga momenti në moment.

Nuk dihen akoma shkaqet e shpërthimit të zjarrit, është i qëllimshëm apo ka ndodhur për shkaqe natyrore.

ME TE LEXUARAT