Zelenskyy i përgjigjet Putinit: Ukraina nuk po e humbet luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu përgjigj sot presidentit rus, se Ukraina nuk po e humbet luftën. Në një komunikim të hapur me gazetarët, Zelenskyy i është përgjigjur pyetjeve të shumta, ku ka sqaruar pozicionin e Ukrainës në luftën me Rusinë, politikën e brendshme dhe të jashtmne të saj. I Pyetur drejtpërsëdrejti nëse Ukraina po e humbet luftën, Zelenskyy u përgjigj me një “jo” të prerë.
“Jo, ne nuk po e humbim këtë luftë” deklaroi presidenti.
Ai bëri të ditur se Ukraina ka kërkuar deri në 500 mijë ushtarë të tjerë, por kjo ka kosto dhe më parë duhet të kalojë për miratim në Parlament. Presidenti ukrainas bëri me dije se ai beson se ndihma e BE-së dhe SHBA-së nuk do të vonojë.
Një tjetër çështje e prekur prej tij është e ajo e anëtarësimit në NATO. Zelenskyy u shpreh se Kievit nuk i është bërë një ftesë e tillë, edhe pse do të ishte një opsion i fuqishëm për Ukrainën.
“Është fantazi të mendosh se NATO do të luftojë për Ukrainën”, shtroi kreu i Ukrainës.
Në lidhje më mundësinë e nisjes së negociatave me Rusinë, presidenti ukrainas tha se aktualisht nuk janë të realizueshme.
“Ne kemi një formulë paqeje, por sot nuk është e realizueshme”, deklaroi ai, duke iu referuar gatishmërisë së vazhdueshme të Rusisë për të “vrarë”.
Në lidhje me politikën e brendshme, Zelenskyy u pyet nëse ishte i gatshëm për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar që do të përfshinte teknokratët, liderë të pazgjedhur, por Presidenti u duk i irrituar nga pyetjet dhe vazhdonte të tundte kokën dhe të rrudhë vetullat, duke thënë se ato janë shumë të gjata dhe konfuze.
“Ju po flisni shumë. Unë dua që ju të bëni një pyetje specifike”, tha ai.



