Zelensky thotë se është gati për zgjedhje: Mund të mbahen brenda 60-90 ditëve të ardhshme, por…

Bota

Zelensky thotë se është gati për zgjedhje: Mund të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është gati për zgjedhje, dhe u ka bërë  thirrje partnerëve amerikanë dhe evropianë të ndihmojnë në sigurimin e zgjedhjeve gjatë luftës.

Ai u ka thënë gazetarëve se nëse siguria garantohet, zgjedhjet mund të mbahen brenda 60-90 ditëve të ardhshme, duke shtuar se do t’i kërkonte parlamentit të përgatiste legjislacionin e nevojshëm për të mundësuar zgjedhjet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Mandati i Zelenskyt ka përfunduar në shkurt të këtij viti, teksa Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë që zgjat mandatin e tij deri në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak pas hyrjes së trupave ruse në territorin e saj, dhe në këtë gjendje një shtet nuk zhvillon zgjedhje.

Rusia e ka quajtur Zelenskyn vazhdimisht president i paligjshëm, teksa së fundmi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një intervistë për Politico, ka deklaruar se mendonte që Ukraina duhej të zhvillonte zgjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion