"Reshje dëbore rreth datave... " Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?

Aktualitet

"Reshje dëbore rreth datave... " Moti për muajin dhjetor, si

Meteorologia Tanja Porja tha në Dita Jonë se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor. Sipas saj, tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë.

Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti.

Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.

Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Ajo la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion