Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta. Rriten qumështi, djathi dhe veza

Aktualitet

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë për qindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë për qindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë për qindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë për qindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë për qindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë për qindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë për qindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,05 pikë për qindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë për qindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë për qindje secili.
Krahasuar me muajin nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,3%, “Transporti” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3%, “Mish” me 2,9%, etj.
Krahasuar me muajin Tetor 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,2 %.
Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1% secili. /Monitor/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion