Zbulohet shkaku i zjarreve masive në Greqi, filloi në një ullishte...

Bota

Zbulohet shkaku i zjarreve masive në Greqi, filloi në një
Autoritetet greke kanë zbuluar origjinën e zjarreve në Skinos që kanë djegur deri më tani 20 mijë hektarë pyje përgjatë Peloponezit verior.

Djegia e mbetjeve materiale në një ullishte ka sjellë përhapjen e flakëve prej erërave të forta.

Deri më tani janë shkrumbuar disa ndërtesa e banesa teksa janë evakuuar plotësisht 4 vendbanime.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias informon se janë angazhuar në terren 265 zjarrfikës dhe 10 njësi për këmbësorë dhe depozita uji teksa përpjekje po bëhen dhe nga ajri. Ai paralajmëron se ka për të qenë një natë e vështirë mes flakëve të Skinos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion