Vret veten 44-vjeçari në Greqi, para disa vitesh ekzekutoi nënën e tij

Një 44-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tij në Rafinë. Sipas policisë, shkruajnë mediat, viktima ishte varur me një shirit izolues në gojë, duke ngritur dyshime se është vrarë, por më pas u vërtetua se ai vrau veten.
Më tej hetuesit zbuluan se viktima ishte një njeri i njohur për drejtësinë. Në vitin 2013, në Ilionai, ai qëlloi nënën e tij të moshuar me një armë gjahu. Më pas i kaloi një kabllo rreth qafës dhe e shtrëngoi, duke i “marrë” jetën.
Ai më pas tha se e vrau nënën e tij sepse 61-vjeçarja po përballej me probleme serioze psikologjike dhe po torturonte atë dhe motrën e tij. 44-vjeçari u dërgua në burg, por shpejt u la i lirë. Ai u largua nga deti si marinar dhe iu përkushtua pikturës, duke krijuar një karrierë të suksesshme në fushën e arteve pamore./abcnews


