Sulmohet për vdekje surfisti australian, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë, por...

Bota

Sulmohet për vdekje surfisti australian, dëshmitarët: Kërkoi

Një tragjedi ka ndodhur një ditë më parë në Australi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një 20-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen, ndërkohë që ai bënte sërf. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shelly Beach, rreth 33 milje në veri të Sidneyt.

Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë njoftuar ambulancën, por pavarësisht përpjekjes, ai nuk arriti të mbijetojë. Ndërkohë, për mediat, dëshmitarët kanë treguar se i riu vazhdimish thërriste për ndihmë. “Ai po bërtiste, më ndihmoni, më ndihmoni. Njerëzit po përpiqeshin ta nxirrnin në breg, nuk dukej mirë”, thanë ata.

Ndërkohë, bëhet me dije se vendi është në karantinë, por njerëzit mund të bëjnë shëtitje në vende ku nuk ka shumë njerëz.

ME TE LEXUARAT