Detaje të reja nga arratisja e palestinezëve, hapën tunel në lavaman (Foto)

Bota

Detaje të reja nga arratisja e palestinezëve, hapën tunel në

Detaje të reja dhe pamje janë zbuluar nga arratisja e bujshme spektakolare e ndodhur nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael e 6 pjesëtarëve të grupeve militante palestineze. Në një mënyrë të ngjashme si në filmin e famshëm “The Shaëshank Redemption”, të burgosurit arritën të hapin një tunel nën një lavaman dhe arritën të dalin jashtë rrethimit të burgut.

Sipas të dhënave, 5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i gjashti është një ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë Fatah. Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit.

Detaje të reja nga arratisja e palestinezëve, hapën tunel në

Zëdhënësi i policisë izraelite, Eli Levy tha për Kan Radio, se largimi i të dënuarve nga qelia ishte pikasur herët, por ata ishin larguar me shpejtësi dhe me shumë mundësi kishin si destinacion Bregun Perëndimor. Mediat e identifikuan një prej të arratisurve si Zakaria Zubeidi, një ish-komandat i brigadave të armatosura të Fatah, “Martirët” e Al Aqsa.

Detaje të reja nga arratisja e palestinezëve, hapën tunel në

Policia, ushtria dhe agjentë sekretë izraelitë, me qen, dronë e helikopterë, janë vënë në kërkim të grupit që bëri bujë me arratisjen e tyre nga burgu i sigurisë së lartë. Ndërkohë, autoritet zhvendosën edhe 400 të burgosur të tjerë nga burgu Gilboa pasi ekziston frika e të tjera arratisjeve./Express

ME TE LEXUARAT