Vrau 23-vjeçarin shqiptar me shtizë peshkimi, dënohet me 18 vite burg algjeriani

Bota

Vrau 23-vjeçarin shqiptar me shtizë peshkimi, dënohet me 18

Është dënuar me 18 vite burg algjeriani 28 vjeçar i cili vrau Klajdi Bitrin me një pushkë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023.

I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian.

28-vjeçari ishte kthyer te makina për të marrë shtizën e peshkimit dhe e kishte drejtuar ndaj të riut duke e goditur në gjoks.


23 vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë, ndërsa autori u rikthye në makinë dhe u largua. 

Ai u arrestua para darke, në Falconara, nga karabinierët, duke u kthyer nga peshkimi.

Prokurori Marco Pucilli kërkoi dënimin prej 24 vjetësh. Gjykata përjashtoi ‘rrethanat rënduese’ e motive të kota; ndërsa urdhëroi që algjeriani të paguajë një kompensim prej 40 mijë euro prindërve të të riut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion