Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital, çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojne tri orë tmerri
Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë. Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.
Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere. Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri.
Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin, i cili i është dërguar të gjitha forcave të policisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse.
Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.
Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.
Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.
Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital.
Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë.
Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.
Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh.