Goditi me grushte punonjësin e doganës, pranga 58-vjeçarit në Kukës

Aktualitet

Goditi me grushte punonjësin e doganës, pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grushte një doganier. Në doganën e Morinës, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, shtetasi me iniciale A.K., ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin me iniciale A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e autorit u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

“Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion