Vodhën 40 shtëpi në Itali, arrestohen 4 shqiptarët dhe oficeri i policisë

Bota

Vodhën 40 shtëpi në Itali, arrestohen 4 shqiptarët dhe

Katër shqiptarë dhe një oficer policie italian u arrestuan nga policia në Itali pasi akuzohen të paktën 40 grabitje në shtetin fqinj. Dhjetorin e kaluar pre e grabitjes së tyre kishte rënë edhe banesa e e kryetarit të bashkisë së Merates Massimo Panzeri.

Sipas mediave vendase ata u kapën para se të arratiseshin jashtë vendit, në Verona. Të pestë ata ishin nisur për në Shqipëri.Vlera e sendeve të grabitura prej tyre në disa banesa kap vlerën e afro 100 mijë eurove.

Grabitja e fundit daton disa ditë më parë në periferi të Leces.Hetimet që çuan në arrestimin e tyre u drejtuan nga njësia operacionale pas një ndjekje deri në orët e natës dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion