Video/ Shpërthim i fuqishëm në një impiant gazi në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në impiantin energjetik Ras Laffan në Katar, sipas deklaratës së Ministrit të Energjisë së vendit.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një aksident industrial dhe nuk lidhet me ndonjë akt sabotimi apo sulm të qëllimshëm. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet në zonë.
QatarEnergy reports an explosion at the Barzan local gas supply facility in the LNG complex of Ras Laffan which processes the gas extracted from the North Dome.
— OSGINT (@posted_news) June 21, 2026
Impact #geoposted at 25.903675,51.581105pic.twitter.com/A28D20PkIc
S: https://t.co/llv8osTiru pic.twitter.com/VEKBEKcvdi
Ministri i Energjisë i Katarit u përpoq të qetësonte tregjet ndërkombëtare dhe partnerët energjetikë, duke theksuar se ngjarja nuk pritet të ketë ndikim në eksportet e energjisë apo në furnizimin e brendshëm të vendit.
“Incidenti nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në eksportet ose kërkesat lokale”, deklaroi ministri, duke nënvizuar se prodhimi dhe furnizimi me energji mbeten të qëndrueshme.
Ras Laffan konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme energjetike të Katarit dhe një nga nyjet kryesore globale për prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Për këtë arsye, çdo incident në objektet e saj ndiqet me vëmendje të veçantë nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.


