Video/ Plas keq në Kuvend, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
Lajmifundit
/
14 Mars 2024, 22:47
Bota

Në seancën e sotme të Kuvendit të Bosnje-Hercegovinës, deputetë Haris Zahiragiç dhe Elvis Vreto janë përleshur fizikisht.
Zahiragiç iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriç (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Më pas, Vreto është afruar në përpjekje që ta qetësojë, por Zahiragiç me shumë agresivitet e largoi prej tij.
Vreto nuk u përgjigj ndaj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan edhe përfaqësues të tjerë, që u përpoqën ta qetësojnë situatën. Më pas, Okeriç shpalli pushim dhe ndërsa Zahiragiç vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriçit.
“Turp të kesh plak”, tha disa herë Zahiragiç.


