Mbeti i bllokuar në automjet pas aksidentit, i riu nxirret i gjallë nga makina në Durrës

Aktualitet

Mbeti i bllokuar në automjet pas aksidentit, i riu nxirret i gjallë

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë të makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç, ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Të rinjtë ishin nisur në drejtim të një bari në kryeqytet.

Autovetura e markës Mercedes Benz në të cilën udhëtonin katër të rinj, tre djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në mjediset e një karburanti, ku është përplasur me një shtyllë.

Makina drejtohej nga 30 vjecari me inicialet M.Ç, ndërkohë që përplasja ka qenë mjaft e fortë, aq sa autovetura është dëmtuar tërësisht.

Tre nga të rinjtë që ndodheshin në autoveturë kanë pësuar dëmtime të shumta.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të spitalit dhe një automjet i shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura.

Ata janë dërguar në spital ku i janë marrë menjëherë për mjekim nga mjekët e urgjencës së spitalit.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dy nga të plagosurit janë: Klajdi Gecaj dhe Leonora Vrioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion