U infektuan nga punonjësit e vaksinuar, 13 gorilla pozitiv me Covid në kopshtin zoologjik

Bota

U  infektuan nga punonjësit e vaksinuar, 13 gorilla pozitiv me Covid

Kopshti Zoologjik i Atlantës në Shtetet e Bashkuara njofton se 13 nga gorillat e saj kanë rezultuar pozitive për koronavirus, përfshirë dhe më të vjetrin prej tyre Ozzie, i cili është 60 vjeç.

Punonjësit e kopshtit zoologjik vërejtën të premten se gorillat kolliteshin dhe kishin mungesë oreksi dhe për këtë arsye njoftuan veterinerin, i cili pasi bëri tamponët deklaroi se primatët ishin të infektuar me koronavirus.

Zyrtarët e parkut argëtues dyshojnë se gorillat mund të jenë infektuar nga ndonjë punonjës që e ka kaluar virusin pa simptoma, pasi të gjithë janë të vaksinuar dhe iu kanë shërbyer kafshëve me doreza dhe maskë.

Megjithatë ata sigurojnë se gorillat nuk mund t’ua transmetojnë virusin vizitorëve, pasi ata kanë një distancë shumë të madhe në mes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion