Video/ Tramvaji del nga shinat në Suedi, përplaset me një piceri! 8 të plagosur

Bota

Video/ Tramvaji del nga shinat në Suedi, përplaset me një piceri!

Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një piceri herët këtë mëngjes në Goteborg, në jugperëndim të Suedisë. Raportohet se nga ngjarja janë plagosur 8 persona mes tyre edhe shoferi i mjetit.

Tramvaji po bënte një kthesë majtas me shpejtësi të lartë dhe doli nga shinat mbi kryqëzim.

Më pas shkoi për një distancë më tej në asfalt dhe u përplas me një piceri.

“Shpejtësia ishte e lartë dhe ai nuk mundi të kthehej majtas, kështu që vazhdoi drejt dhe u përplas me... një piceri”, tha një zëdhënës i policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion