“Paratë nën jastëkë”, zbulohet vila e prostitucionit në Durrës, arrestohen katër kineze

Aktualitet

“Paratë nën jastëkë”, zbulohet vila e

Një vilë dy-katëshe në Durrës, e përshtatur për ushtrim prostitucioni este zbuluar se fundi nga autoritetet e rendit.

Policia ka vënë në pranga katër shtetase kineze, ku njëra prej tyre ishte organizatorja. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj, shtetase angleze.

Në këtë veprimtari të paligjshme rezultojnë të përfshirë edhe tetë shqiptarë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga blutë e Durrësit, janë sekuestruar shuma parash që ishin fshehur brenda jastëkëve, celularë apo karta banke.

“Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. Ë., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni. Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, njofton Policia.

Ndërkohë vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion