Vështirësi në fluturim, avioni i kombëtares gjermane bën uljen urgjente në Skoci

Bota

Vështirësi në fluturim, avioni i kombëtares gjermane

Futbollistët e Gjermanisë, pas fitores në Islandë janë përballur me një situatë që i vuri në rrezik jetën. Mësohet se në rrugën e kthimit në Gjermani, avioni ka pasur vështirësi në fluturim, kur ishte në 9 mijë metra lartësi.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se avioni është detyruar që të bëjë një ulje emergjentë në Skoci, duke siguruar kështu jetën e lojtarëve. Mësohet se pilotit iu deshën rreth 20 minuta që të ulet në pistën e Edinburgut në mënyrë të sigurt.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa po punohet për të zbuluar shkakun e vështirësisë që avioni ka hasur gjatë fluturimit./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion