Ndodh në Tiranë, i riu rreh nënën për t’i marrë paratë

Aktualitet

Ndodh në Tiranë, i riu rreh nënën për t’i

Policia në Tiranë ka arrestuar një 35-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Njoftohet se 35-vjeçari D. P. përveçse e ka dhunuar të ëmën, i ka vjedhur edhe një shumë parash dhe sendet e saj personale.  Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje.

Në pranga në kryeqytet janë vënë edhe katër persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Ky shtetas në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushëririt të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. Sh., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion