Vendosnin baste online, policia e Tiranës vë në pranga 2 persona

Aktualitet

Vendosnin baste online, policia e Tiranës vë në pranga 2 persona

Të paktën dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u konstua se vendosnin baste online, veprimtari e ndaluar me ligj që prej dy vitesh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek bar-kafe bilardo, në pronësi të shtetasit F. Ll., gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive;

E. H., 29 vjeç, pasi në “Misto Mame” gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion