Dorëzoi si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet 32-vjeçari në Rinas

Aktualitet

Dorëzoi si dokument udhëtimi një kartë identiteti të

Policia e Tiranës njoftoi pak minuta më parë në policia në Rinas ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari. Sipas njoftimit, ky i fundit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka dorëzuar në autoritetet përkatëse si document udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar.

Pikërisht këto autoritete e kanë kuptuar dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

“Rinas/ Paraqiti si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi  në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në  hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion