Vendosi tarifa të reja, Trump: Operacioni ka përfunduar. Pacienti mbijetoi dhe po shërohet!

Bota

Vendosi tarifa të reja, Trump: Operacioni ka përfunduar. Pacienti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së tarifave të reja prej tij.

“Operacioni ka përfunduar. Pacienti mbijetoi dhe po shërohet. Vlerësimi është se pacienti do të jetë shumë më i fortë, më i madh, më i mirë dhe më elastik se kurrë më parë. Bëni Amerikën përsëri të madhe”, shkruan Trump në reagimin e tij të parë pas shpalljes së tarifave.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një valë tarifash të reja doganore ndaj shumë shteteve, duke deklaruar një taksë universale “bazë” prej 10% për importet në SHBA, teksa e ka quajtur atë si “Dita e Çlirimit”.

Trump konfirmoi një tarifë prej 10% për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe 20% për mallrat e BE-së, teksa tha se do të fillojë një “epokë të artë” për Amerikën.

Tarifat ndaj vendeve si Kina, Vietnami dhe Bashkimi Europian arrijnë në 34%, 46% dhe 20% përkatësisht. Për vendet e tjera, si Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Kamboxha, tarifat shkojnë nga 24% në 49%. Tarifat e reja nuk janë mirëpritur nga Bashkimi Europian. Von der Leyen u shpreh se sipas saj tarifat do të ndikojnë në mënyrë dramatike marrëdhëniet tregtare me atë që ajo e përshkroi si aleatin më të vjetër të Evropës.

Ndër vendet e publikuara në listën e shteteve që SHBA do tarifojë, figuron edhe vendi ynë, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut si dhe Bosnje-Hercegovina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion