Kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, policia arreston 21-vjeçarin nga Kuçova

Aktualitet

Kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, policia arreston

Në një kohë kur puna për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri është intensifikuar, një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Kuçovës.

Si pasojë e informacioneve të marra, policia ka ushtruar kontroll të përgjithshëm në shtëpinë e Alket Hima, në fshatin Tapi, Kuçovë, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion