Vatikani zbulon momentet e fundit të Papa Françeskut, ambulanca u lajmërua por...

Bota

Vatikani zbulon momentet e fundit të Papa Françeskut, ambulanca u

Papa Françesku ndërroi jetë brenda gjysmë ore, mëngjesin e së hënës, zbulojnë burime të mirëinformuara të Vatikanit.

Papa Françesku, siç raportohet në Sky News, u zgjua në orën 6 të mëngjesit të së hënës dhe ishte mirë për të paktën një orë. Rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga banesa e tij Santa Marta ku kishte zgjedhur të jetonte.

Stafi mjekësor shqyrtoi ndër të tjera mundësinë e transferimit të Papës në spitalin Gemelli, ku ai ishte shtruar për pneumoni në shkurt dhe mars. Po ashtu edhe policia e Romës mori një kërkesë urgjente për shoqërimin e Papës pas orës 7 të mëngjesit, thanë burimet. Megjithatë, gjendja e Papa Françeskut u përkeqësua shpejt dhe kërkesa u anulua. Françesku i tundi kokën infermierit të tij personal Massimiliano Strapetti dhe ra në koma.

Papa Françesku u nda nga jeta në orën 7:35 në moshën 88-vjeçare.

"Ai nuk vuajti, gjithçka ndodhi shumë shpejt.", thanë të pranishmit për Vatican News, media zyrtare e Selisë së Shenjtë.

“Faleminderit që më ktheve në shesh!" Këto ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar infermierit personal, i cili e nxiti të bënte një udhëtim të fundit në sheshin e Shën Pjetrit me automjetin special të dielën e Pashkëve.

Kjo ishte një nga frazat e fundit të Papës para vdekjes së tij, sipas Vatican News.

Pas bekimit tradicional “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Françesku u shfaq në “Popemobile” në sheshin e Shën Pjetrit, për habinë e mijëra besimtarëve që ishin mbledhur për Pashkë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion