Divorci me Metën pas të 50-ave, Kryemadhi: Ëndërr e keqe por kam filluar të mësohem!

Politikë

Divorci me Metën pas të 50-ave, Kryemadhi: Ëndërr e keqe por

Monika Kryemadhi e ftuar në Quo Vadis ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën.

E pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: E kishe menduar ndonjëherë që pas të 50-ve, do të ishit në këtë situatë që jeni sot?

Kryemadhi: Jo, ç’të sjell minuti nuk ta sjell sekondi. Nuk e kisha menduar, prapë më duket si një ëndërr e keqe.

Borakaj: Që do kalojë?

Kryemadhi: Ndoshta nuk do kalojë, por ti mësohesh. Thonë që koha është shëruesi më i mirë, por unë nuk mendoj se koha është shëruesi më i mirë, unë mendoj se ti mësohesh me problemin dhe fillon i përshtatesh një jete të re, një standardi të ri të të jetuari, por edhe të rrethit shoqëror me të cilin ti jeton dhe punon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion