Vatikani bën përgatitjet e fundit për Papën e ri, vendosen perdet e ‘llozhës së bekimeve’ në Shën Pjetër!

Bota

Vatikani bën përgatitjet e fundit për Papën e ri, vendosen

Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për Papën e ri, në Vatikan u bë sistemimi i ballkonit ku Papa i ri do të shfaqet sapo të jetë zgjedhur. Këtë të hënë, punëtorët vendosën perde të kuqe në “llozhën e bekimeve “, ballkonin e famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit si pjesë e përgatitjeve të fundit për konklavën, që pritet të fillojë të mërkurën pasdite.

Këtë të hënë përfunduan 9 ditët e zisë së kardinalëve të cilët do të vijojnë me të tjera takime në kuadër të procesit zgjedhor. Ata zhvilluan mbledhjen e radhës së kongregimit, ndërsa po këtë të hënë kardinalët do të firmosin në një takim të fshehtë larg mediave betimin për mbajtjen e sekretetit Dominici Gregis, një procedurë e parashikuar nga kushtetuta apostolike për procesin e zgjedhjes se Papës.

Ajo do të zhvillohet në një takim ku do të marrin pjesë të gjithë kardinalët drejtuesit e Vatikanit e deri tek funksionarë të thjeshtë të Selisë së Shenjtë që mund të jenë në kontakt me informacione nga procesi, i cili sipas përcaktimeve religjoze duhet të mbetet hermetik.

Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të mediavë mbarëbotërore për konklavën. Janë mbi 5300 gazetarë e kameramanë të cilët janë akredituar sipas Corriere della Sera për të raportuar për zgjedhjen e pëshkopit të ri të Romës që do të pasojë Papa Françeskun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion