“Akuzonin njëri-tjetrin për krime monstruoze”, analisti: Cfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën e Ilir Metën

Politikë

“Akuzonin njëri-tjetrin për krime monstruoze”, analisti:

Analisti Ilir Yzeiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tregon të përbashkëtat midis dy politikanëve kryesorë në vend.Sipas tij, mënyra e të bërit politik të Berishës, krahasohet me triologjinë dramë-komedi-tragjedi.

“Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tragjedinë e ’97-ës.U bë dramatik dhe pak tragjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.

Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai. Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh. E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kriminelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante grabitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.

Ka kaq kohë që kërcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë. Të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegjja jo e qetë i ka bashkuar:

“Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tragjedi dhe dhimbje këtij vendi.Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në burg, Sali Berisha e ka akuzuar për krime monstruoze, tani gjenden bashkë.

Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm krimi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qeli” të ndërgjegjes”, tha ai për Top Channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion