KAS rinis sot numërimin e votave në Berat, në 48 kutitë e para LSI mori 3 vota

Politikë

KAS rinis sot numërimin e votave në Berat, në 48 kutitë eDitën e sotme KAS do rinisë numërimin e votave për qarkun e Beratit. Bëhet fjalë edhe për 68 kuti të mbetura, ndërsa kujtojmë se dje u numëruan 48 të tilla dhe LSI rikuperoi 3 vota ndërsa PS 6 vota.

Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i 68 kutive.

Kujtojmë se KAS në KQZ para dy ditësh vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Bera

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion