Varianti i ri i Covid-19 në kufi me Shqipëri, flet mjeku: Çfarë i druhemi

Bota

Varianti i ri i Covid-19 në kufi me Shqipëri, flet mjeku:

Mutacioni “Mu” i COVID-19 i njohur nga shkencëtarët si “B.1.621” është përhapur të paktën në 39 vende të botës duke shtuar alarmin për gatishmërinë e institucioneve për të parandaluar infektimet.

Shkencëtarët shprehen se varianti i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar 2021 mund t’i bëjë vaksinat ekzistuese të padobishme, apo edhe se mund të kapërcejë mutacionin dominues Delta për ritmin e infektimeve.

Profesori i epidemiologjisë që njëkohësisht është edhe anëtar i komitetit të ekspertëve të Greqisë, Gika Majorkinis thotë se lloji specifik i koronavirusit “është monitoruar për mjaft kohë dhe për momentin ne nuk shohim ndonjë dinamikë të veçantë“.


Por ekspertët i frikësohen reagimit pas vaksinimit nëse do të ketë efikasitet. Greqia është një nga 39 vendet ku është identifikuar varianti i ri i COVID-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion