Lamtumirë verë! Vjeshta vjen me mot të keq, harta ku do godasë stuhia dhe rrebeshi i shiut

Aktualitet

Lamtumirë verë! Vjeshta vjen me mot të keq, harta ku do

Tashmë jemi zyrtarisht në muajin e vjeshtës dhe për  të gjithë ata që kanë planifikuar të bëjnë plazh këto ditë, i ftojmë t'i hedhim një sy parashikimit të motit.

Temperaturat e larta dhe ditët e nxehta me diell përvëlues nga nesër dhe në vazhdim do ia lënë vendin motit me reshje shiu, herë pas here të dendura dhe të shoqëruara me breshër.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha për Abc se vranësirat do të shtohen gjatë ditës së shtunë dhe të diel ku në disa zona do të ketë edhe reshje shiu si dhe rënie të temperaturave.

Lamtumirë verë! Vjeshta vjen me mot të keq, harta ku do

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar hartën e zonave ku do të godasë rrebeshi i shiut si pasojë e përkeqësimit të motit. Pjesa më e goditur nga moti i keq në Shqipëri pritet që të jetë juglindja.
Moti i keq i fundjavës do të vazhdojë me uljen e temperaturave, erë dhe mot të kthjellët edhe gjatë javës që vjen duke u futur dalëngadalë në stinën e vjeshtës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion