U zhduk në supermarket, gjendet pas një jave e vdekur 25-vjeçarja amerikane
Trupi i një nëne të re që ishte zhdukur në Georgia, SHBA, është gjetur pranë supermarketit ku ishte parë për herë të fundit një javë më parë, teksa policia tha se ka arrestuar një person në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e saj.
25 vjeçarja Rodriguez-Ramirez, e cila dokumentonte shpesh në rrjetet sociale stërvitjen e saj në palestër, ishte parë për herë të fundit në marketin e qytezës Cornelia, në 22 tetor 2024.
Ajo ishte nënë e një vajze 8 vjeçare. Dje policia arrestoi 24 vjeçarin Angel DeJesus Rivera-Sanches, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Zoe Rodriguez-Ramirez.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
I fejuari i të ndjerës Julio Tovor, tha se ajo kishte shkuar në supermarketin Walmart për të takuar një të njohur, por kur u zgjua mëngjesin e nesërm ajo nuk ishte kthyer dhe i telefonoi nënës së vajzës, e cila e deklaroi të humbur.
Rodriguez-Ramirez, kishte ardhur në Georgia nga Puerto Rico pesë vjet më parë kur iu ofrua një vend punë në fabrikën lokale Mt. Vernon Hills Inc.
Ajo ishte ndarë nga bija e saj që e kishte lënë të jetonte me të atin në Puerto Rico.
Nuk është e qartë se kë do të takonte Rodriguez-Ramirez po takonte në supermarket, apo nëse kishte lidhje mes saj dhe Rivera-Sanches.
Dëshmitarët thonë se një automjet fuoristradë kishe ndaluar pranë saj natën e zhdukjes ndërsa makina e vajzës ishte gjetur disa kilometra larg supermarketit.
Policia tha se Rivera-Sanches mbahet në para burgim dhe do të akuzohet formalisht për vrasjen e Ramirez por nuk dhanë më shumë detaje për motivet e tij apo rrjedhën e mundshme ngjarjes së rëndë.
Rezultate e autopsisë së Rodriguez-Ramirez ende nuk janë publikuar, shkruan rrjeti vendas New York Post.