Përmbytjet në Spanjë, rritet në 72 persona bilanci i viktimave! 3 ditë zie kombëtare

Bota

Përmbytjet  në Spanjë, rritet në 72 persona bilanci i

Përmbytjet katastrofike që goditen juglindjen e Spanjës ka sjellë një numër të madh të viktimave, bilanci i së cilës ka arritur në 72 persona. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Ángel Víctor Torres, ka shpallur 3 ditë zie nga nesër deri të shtunën.

Sakaq, kryebashkiakja e Horno de Alcedo, Consuelo Tarazon, u shpreh se alarmi i parë i përmbytjeve erdhi gjysmë orë përpara se të niste tragjedia.

“Alarmi i parë ishte rreth gjysmë ore para fillimit të përmbytjes, alarmi i dytë kur tashmë ishim ngjitur në katet e sipërme nga frika sepse uji kishte arritur tashmë një metër e gjysmë dhe i treti erdhi sot në mëngjes. ” tha ajo, duke nënkuptuar kështu se ka qenë e vështirë shpëtimi për shkak të kohës së afërt të njoftimit.

Reagim më herët pati dhe nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez përmes një deklarate për media, duke u shprehur se qeveria nuk do i braktisë qytetarët në këtë moment kritik e të vështirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion