Humbën jetën nga masakra në Shkodër, dalin emrat e kalimtarëve të pafajshëm, lëviznin me motor
Zbardhen detaje nga ngjarja e rende ne Shkoder ku humben jeten dy persona dhe u plagosen dy te tjere.
Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave Hamza Lici ka ndërruar jetë, ndërsa Bushati ka mbetur i plagosur rëndë me plumb në kokë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në momentin e atentatit, aty kanë qenë duke lëvizur me motor një çift bashkëshortësh. Për pasojë, makina ku ndodheshin Lici dhe Bushti kanë përplasur motorin e tyre dhe për pasojë ka ndërruar jetë Flutura Basha, ndërsa i plagosur ka mbetur burri i saj, Bashkim Basha.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.