"Azgan, Azgan, ke Zotin para", momenti kur vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, i riu qesh!

I riu Azgan Mernica i akuzuar vrasësi i policit Novruz Cenalia u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme në policinë e Fierit.
Familjarët e tij e kanë dërguar të riun në duart e drejtësisë.
Diten e djeshme u përcoll për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja” 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier u vendos arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku u kryen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Keto jane pamjet e transportimit të Mërnicës në Komisariatin e Fierit.
Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillej në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.
Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasjeje arriti t’i fshihej policisë deri në mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë, pamje të tjera ku duket qartë Azgan Mërnica duke u futur në mjetin e policisë, pas vetëdorëzimit, ndersa degjohen klithma te gruaje: "Azgan, Azgan... Hajt Zotin para"
Njoftimi i Policise Fier
Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.
Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës.
Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.
Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t'u vetëdorëzuar.