U ble për 40 mijë euro, “foleja e arratisjes” së Al Capone do shembet

Janë publikuar pamje nga rezidenca e pushimeve të Al Capone. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ndërtesa është në Florida, e cila ka kushtuar 40 mijë dollar. Shefi i krimit e përdori këtë strehë për tu arratisur.

Vetëm tre vjet më vonë, gangsteri u burgos për evazion fiskal, duke vuajtur gjashtë vjet e gjysmë burg federal. Pas lirimit nga burgu Alcatraz, ai i kaloi vitet e fundit në rezidencë duke vuajtur nga pareza, një paralizë e pjesshme që rezultoi sifilizi, derisa vdiq nga arresti kardiak në një dhomë mysafirësh në vitin 1947.
Disa dekada më vonë rezidenca në lagjen e Palm Island të Biscayne, po destinohet për t’u shembur. Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme që kanë blerë pronën thonë se problemet strukturore të ndërtesës dhe trashëgimia e ‘dhunshme’ e Capones, nuk ia vlen të ruhet.

Shtëpia vështirë se ka mbetur një mbijetesë e mafiozit dikur të frikshëm, kur gruaja e tij Mae, e shiti atë në vitin 1952 dhe që atëherë aty kanë jetuar disa pronarë. Todd Glaser, një zhvillues i pasurive të paluajtshme së bashku me Nelson Gonzales, një investitor, e blenë shtëpinë për 10.75 milionë dollarë.

Glaser dhe partneri i tij i biznesit duan ta rrëzojnë dhe të rindërtojnë një shtëpi moderne dykatëshe me tetë dhoma gjumi dhe banjo; një xhakuzi dhe një sauna. Shtëpia pritet të shitet për 45 milionë dollarë. /Telegrafi


