Zbardhet pengmarrja në Fier, tekniku u thirr për të rregulluar lavatriçen por...

Aktualitet

Zbardhet pengmarrja në Fier, tekniku u thirr për të rregulluar

FIER
Eshte zbardhur ngjarjen e sotme në Fier e cila për shkak të një keqkuptimi çoi nga një thirrje për të rregulluar lavatriçen tek një pengmarrje e teknikut.

E gjitha nisi kur vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.

Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.

Menjëherë sapo e kanë lënë të lirë 25 vjecarin, ky i fundit i është drejtuar Policisë së Fierit, duke treguar gjithçka çfarë i ndodhi. ‘Blutë’ e Fierit janë vënë në lëvizje, duke ndaluar dy kunetërit dhe shpallur në kërkim B.Agalliun, të cilët akuzohen për heqjen e paligjshme të lirisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion